MAGAZINË /

'Reshje shiu dhe dëbore', si do jetë moti për sot, 11 shkurt

Moti sot paraqitet i paqëndrueshëm, me reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit dhe shtrëngata lokale pasdite në Ultësirën Perëndimore dhe jug. Në zonat malore pritet dëborë e lehtë, ndërsa era do të forcohet herë pas here, sidomos në bregdet, me det të trazuar 3–4 ballë.

Shkruar nga Versus

'Reshje shiu dhe dëbore', si do jetë moti për sot, 11

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës, ndërsa në veriperëndim reshje në formën e shtrëngatave.

Nga orët e mesditës e kryesisht në orët e mbrëmjes përgjatë Ultësirës Perëndimore e në jug parashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme, ndërsa pjesa tjetër e vendit parashikohet të vijojë me reshje shiu me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi
deri 17 m/sek

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-4 ballë

Temperaturat:

'Reshje shiu dhe dëbore', si do jetë moti për sot, 11

'Reshje shiu dhe dëbore', si do jetë moti për sot, 11

 

 

Tags:

moti

Poll