MAGAZINË /

Reshje shiu dhe temperatura të freskëta, mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin

Parashikimi i motit, 9 maj.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu dhe temperatura të freskëta, mot i paqëndrueshëm  
Sot vendi do të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm. Në të gjithë territorin parashikohen reshje shiu dhe vranësira të herëpashershme.

Në zonat malore priten reshje shiu gjatë pjesës më të madhe të ditës. Edhe zonat e ulëta do të dominohen nga mot me reshje dhe kthjellime të pakta. Në zonat bregdetare moti do të jetë i ngjashëm, me reshje shiu dhe intervale të shkurtra me diell.

Temperaturat do të mbeten relativisht të freskëta për këtë periudhë, ndërsa era do të fryjë mesatare në bregdet. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të lagështirës në rrugë. Versus.al

Poll