MAGAZINË /

Shkurti mbyllet me temperatura të larta, si pritet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 28 shkurt.

Shkruar nga Versus

Shkurti mbyllet me temperatura të larta, si pritet të jetë moti
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe ato të pasdites.

Temperaturat më të larta do të shënohen në jug të vendit me 20 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s. Valëzimi në det do jetë i forcës 1 ballë. Versus.al

Poll