MAGAZINË /

Takimet e vajzave të showbiz nëpër burgje, reagon Efi: Boll më bëtë pis postimet! I kam inicialet I.Dh dhe jo E.Dh

Efi tha se fakti që është personazh publik, nuk u jep të drejtën të tjerëve të aludojnë për gjëra të pavërteta ku përmendet emri i saj.

Shkruar nga Versus
Takimet e vajzave të showbiz nëpër burgje, reagon Efi: Boll
Efi Dhedhes

Ish-banorja e Big Brother VIP2, Efi Dhedhes ka reaguar pas qarkullimit të lajmeve se ajo është mes vajzave të njohura të showbiz që ka vizituar një prej të dënuarve në burg.

Duke e cilësuar totalisht shpifje një gjë të tillë, Efi tha se po e bënte reagimin vetëm për të ndaluar komentet që po merr nëpër postimet e saj për diçka që e konsideroi totalisht të pavërtetë. Ndërsa vuri në dukje se inicialet e saj të identifikimit janë I.Dh dhe jo E.Dh dhe se rrjedhimisht çdo pretendim për emrin e saj të përmendur në biseda të tilla, janë jo të vërteta.

“Dëgjoni tani se ju lashë sa ju lashë që të komentoni dhe bëni pis postimet dhe tani them të ndaloni. E para doja të bëja këtë story nëse do konsiderohet të vendoset ndonjë ligj për shpifje për këto pseudoportale që duan të marrin klikime dhe nuk dihet nga i marrin këto informacione.

Nuk mendoj se fakti i të qenit personazh publik ju jep të drejtën dikujt të flasë në këtë lloj mënyrë. Nuk është se ma ndjen, nëse po e bëj këtë story është ju lutem aman se po më prishni postimet. A u kënaqët ju njerëzit e mjerë që nuk keni punë të tjera dhe jeni të palumtur? Për ta mbyllur doja të thoja që inicialet e mia janë I.Dh dhe nuk janë E.Dh”- u shpreh Efi mes të tjerash.

Lajmi i vizitave të vajzave të shoëbizit nëpër qelitë e të burgosurve është bërë temë e ditëve të fundit pas raportimeve se modelja nga Kosova Ziza Pajaziti kishte vizituar të dënuarin me burg të përjetshëm Laert Haxhiun dhe se gjithashtu vajza të tjera të njohura kishin vizituar në qelli “të fortin” e Shkodrës Safet Bajrin. Versus.al

Poll