MAGAZINË /

U lidh me Heidin në “BB Italia”, Massimiliano vjen në Shqipëri, aktori: Sot do të bëhet nami

“Mirëdita, unë Jam Maks, sot do të bëhet nami, ju pres në Top Channel, respekte”, tha ai përmes në video ku shfaqet duke folur në gjuhën shqipe.

Shkruar nga Versus

U lidh me Heidin në “BB Italia”, Massimiliano vjen në

Massimiliano Varrese do vijë më në fund në Shqipëri.

Ai do shfaqet sonte në emisionin “Top Arena” në Top Channel.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai, duke thënë se sonte do të bëhet nami.

“Mirëdita, unë Jam Maks, sot do të bëhet nami, ju pres në Top Channel, respekte”, tha ai përmes në video ku shfaqet duke folur në gjuhën shqipe.

Heidi gjatë qëndrimit në “Grande Fratello” krijoi një lidhje me aktorin Massimiliano Varrese, 47 vjeç. 

Kjo marrëdhënie e zemëroi babanë e Heidit, Ghent, i cili u takua me vajzën e tij për t'i thënë se e kishte gabim dhe se duhej të hiqte raportin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ProcesiSportiv (@procesisportiv.official)

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al