Në 24 orët mes të shtunës dhe të dielës, ai u bë shqiptari më viral në botë. Ishte tifozi shqiptar që ia theu spagetit tifozëve italianë gjatë ditës së shtunë, disa ora para se të zhvillohej ndeshja Itali – Shqipëri. Ai ka folur për Klan Kosova dhe ka treguar si ka rrjedhur ngjarja.
Ai tha se ideja ishte diçka spontane dhe se kishte kohë që i kishte mbetur në kokë, që italianët fyhen nëse ua then spagetit
“E kam motrën, në Itali banon. Në Milano kur kam qenë, një plakë me patë thënë se ne i kemi spagetit simbol, italian ajo, e më pati mbetur në kokë kjo. Më tha se i përpunojmë mirë, e ju i hani të ngrira, ne i përdorim vet, më tha se kush na nguc në shpageta hidhërohemi shumë”.
“Ideja ishte spontane, hyra në dyqan me ble ushqim, hyra me motrën dhe i thashë më duhet dhe në paket shpageta, tha kam në shtëpi çka po të vyejnë? I thash se më vyejnë. I kam mbajtur ato spagita për tri orë, i provokojsha italianët, ata nuk reagojshin, por erdhi momenti kur i provokova ashtu dhe ata u ulën në gjunjë, e thash ja tani ja kurrë”, u shpreh tifozi.
“Ky është sporti taman, jo me u përla tifozat ndërmjet vete, në fund u ulëm dhe pimë nga një birrë bashkë me italianët, krejt në rregull, bile njëri tha se është arbëreshë, njëri më i shëndoshë që shihet dhe në kamerë”.
“Ishte fantazi, jo me u prek e me marr kry e me u përla, ishte spontane”.







