
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka surprizuar ndjekësit e saj me një video ndryshe nga ato që publikon zakonisht në rrjetet sociale.
Artistja është shfaqur duke gatuar petulla, e veshur si amvisë, larg skenës dhe shkëlqimit që e karakterizon në daljet publike.
Pamjet janë bërë virale në rrjet, ndërsa fansat kanë komentuar pozitivisht natyralitetin e këngëtares, duke e vlerësuar për spontanitetin dhe thjeshtësinë që tregoi.
Me këtë video, Dafina dëshmoi se përveçse një artiste e suksesshme, di të jetë edhe një amvisë e zonja. Versus.al

