Një video e publikuar në rrjetet sociale, sidomos në TikTok, po bën xhiron e internetit dhe ka ndezur debate të shumta. Në pamje shihen disa dasmorë në Shqipëri që mbërrijnë me makina luksoze, mes tyre edhe një Lamborghini, përpara burgut të Rrogozhinës.
Mes muzikës dhe të qeshurave, ata afrohen te rrethimi i burgut për të përshëndetur një person që e quajnë “babain e tyre”, i cili ndodhet pas hekurave.
Pamjet kanë shkaktuar reagime të ndryshme: një pjesë e publikut e cilëson gjestin si prekës dhe plot simbolikë familjare, ndërsa të tjerë e shohin si një shfaqje provokuese.







