Turneu në Puerto Riko i reperit Bad Bunny ishte temë kryesore në shumë media të huaja rozë.
Arsyeja ishte videoja virale nga turneu i reperit që tregon momentin kur getat e balerinës ngecin tek pantallonat e reperit teksa ishin përfshirë në kërcim.
Puerto Rican rapper and singer, Bad Bunny suffered a wardrobe malfunction on stage after the fabric of his dancer's tights caught on his shorts during his concert in San Juan on Friday.#GRINDING_gone_WRONG! ???? pic.twitter.com/ew40uT4ogA
— Funny News Hub (@Funnynewshub) June 10, 2024
Incidenti bëri që balerina të qeshte me të madhe ndërsa përpiqej të hiqte getat nga pantallonat e reperit ndërsa ishte stafi i këtij të fundit që ndërhynë menjëherë duke i ndihmuar për zgjidhjen e situatës.
Pasi u lirua Bad Bunny vazhdoi me shfaqjen edhe pse ai nuk tha asgjë për disa momente para se të vendoste të mbyllte performancën.
Është e paqartë nëse e dashura e tij e përfolur, Kendall Jenner, ishte e pranishme kur ndodhi incidenti.
Modelja 28-vjeçare ka shoqëruar Bad Bunny në disa shfaqje së fundmi, duke përfshirë koncerte në Orlando dhe Miami muajin e kaluar, ku ata u panë duke dalë së bashku nga hoteli i tyre.







