MAGAZINË /

Vijojnë ditët me shi në vend, mot i paqëndrueshëm edhe gjatë të premtes

Parashikimi i motit, 15 maj.

Shkruar nga Versus

Vijojnë ditët me shi në vend, mot i paqëndrueshëm edhe  
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parshikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forces 2-3 ballë. Versus.al

Poll