
Ndërkohë që mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” luhet ndeshja Kosovë- Turqi për një vend në Kupën e Botës, presidenti i federatës turke të futbollit ka motivuar lojtarët me shpërblimin e premtuar në rast se fitojnë.
Ibrahim Haciosmanoglu u ka premtuar secilit prej lojtarëve nga një vilë në Bodrum në rast se kualifikohen për në Kupën e Botës.
“Kemi 24 vite që nuk shkojmë në Botëror. Do të paguaj nga xhepi im për vilat e lojtarëve në Bodrum. Nëse kualifikohemi për Kupën e Botës, do t'ua japim këto shtëpi lojtarëve tanë”, është shprehur kreu i federatës, duke rritur edhe më shumë motivimin para finales. Versus.al


