MAGAZINË /

Ylli Limani nuk mund të performojë në Shkodër, këngëtari: Policia nuk na lejoi për herë të dytë!

Përmes një postimi në Instastory, Limani bëri me dije se koncerti i planifikuar në “Mad Summer Club” nuk u zhvillua, pasi policia ndërhyri për të dytën herë duke penguar mbajtjen e eventit.

Shkruar nga Versus
Ylli Limani nuk mund të performojë në Shkodër,
Ylli Limani

Këngëtari i njohur shqiptar, Ylli Limani, ka reaguar lidhur me një shqetësim për të dhe fansat e tij në Shkodër.

Përmes një postimi në Instastory, Limani bëri me dije se koncerti i planifikuar në “Mad Summer Club” nuk u zhvillua, pasi policia ndërhyri për të dytën herë duke penguar mbajtjen e eventit.

“Shkodër, faleminderit që keni ardhur për mu sonte… Më falni që është hera e dytë që policia na pamundëson mbajtjen e koncertit. E dua këtë qytet dhe juve shumë! I will see you soon,” shkruante Limani në njoftimin e tij në orët e para të mëngjesit.

Poll