MAGAZINË /

Zyrtarisht, FIFA: Kupa e Botës 2034 do të mbahet në Arabinë Saudite, ndërsa Botërori 2030 në tre kontinente

Arabia Saudite ishte e vetmja që dorëzoi zyrtarisht dosjen për organizimin e Botërorit 2034

Shkruar nga Versus

Zyrtarisht, FIFA: Kupa e Botës 2034 do të mbahet në Arabinë

Pas Katarit, edhe Arabia Saudite do të jetë nikoqire e Kupës së Botës. Vendi i Lindjes së Mesme filloi sulmin e tij 'agresiv' në futboll disa vite më parë, pasi tërhoqi një mori yjesh të lojës evropiane me kontrata legjendare dhe sheh "vizionin" e tij të kulmojë me organizimin e ardhshëm të ngjarjes më të madhe të futbollit.

Kupa e Botës 2030 në tre kontinente

Kupa e Botës 2030, ose "Kupa e Botës njëqindvjeçare", do të bashkojë gjashtë vende: Spanjën, Portugalinë, Marokun, Uruguain, Argjentinën dhe Paraguajin.

Pas tre ndeshjeve në Uruguay, Argjentinë dhe Paraguaj, të planifikuara për datat 8 dhe 9 qershor 2030, në freskinë e dimrit të Amerikës së Jugut, gjashtë skuadrat e interesuara dhe tifozët e tyre do të kalojnë Atlantikun për 101 ndeshjet e mbetura, nga 13 qershori deri më 21 korrik.  

Me 11 nga 20 stadiumet që ofrohen, Spanja duhet të jetë mikpritësi kryesor që ka pritur tashmë Kupën e Botës 1982, por Maroku, me pesë oferta të dështuara për të pritur këtë ngjarje, do të bëhet vendi i dytë në kontinentin afrikan që do ta presë atë, pas Afrika e Jugut në 2010.

Kupa e Botës 2034

Arabia Saudite ishte kandidati i vetëm për zhvillimin e këtij turneu dhe tanimë u zyrtarizua se Kupa e Botës 2034 do zhvillohet në këtë shtet. Pas 'Katar 2022', ky është Botërori i dytë që zhvillohet në vendet e Gjirit.

Arabia Saudite tashmë pret disa ngjarje të profilit të lartë, duke përfshirë një Grand Prix të Formula 1, garat e boksit për peshat e rënda, garën e golfit rival LIV të financuar nga fondi i pasurisë sovrane të Saudisë dhe tenisin e Finaleve të UTA.

Kupa e Botës 2034 të zhvillohet në pesë qytete dhe në 15 stadiume, një pjesë prej të cilëve do ndërtohen nga themelet.

Pritet që të ketë protesta në lidhje me organizimin e këtij eventi në Arabinë Saudite, pasi shumë grupe që mbrojnë të Drejtat e Njeriut kanë dalë kundër./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: