POLITIKË /

“As pambuk nuk ka në spitale", Korreshi ironizon Evis Salën: E di ajo që është ministre? Të paktën njoftojeni që i kaloi rroga!

Shkruar nga Versus

“As pambuk nuk ka në spitale", Korreshi ironizon Evis

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kërkuar në Kuvend praninë e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, duke ngritur shqetësime për gjendjen e sistemit shëndetësor në vend, të cilin e cilësoi si të degraduar dhe drejt kolapsit.

Gjatë fjalës së tij, Korreshi kritikoi mungesën e përgjigjeve nga ana e ministres dhe sipas tij neglizhencën ndaj problemeve të qytetarëve, veçanërisht në shërbimin e urgjencës, ku tha se ka vonesa të mëdha dhe mungesë koordinimi mes strukturave shëndetësore.

Ai solli si shembull situatën në spitalin e Lushnjes, duke theksuar mungesën e mjekëve specialistë dhe të materialeve bazë mjekësore si pambuku dhe dorezat, çka sipas tij vështirëson ofrimin e shërbimit.

Korreshi u shpreh kritik edhe në mënyrën e ashpër të komunikimit në Kuvend, duke thënë se qytetarët po përballen me pritje të gjata në spitale dhe mungesë të kujdesit të duhur mjekësor.

'E para është mirë ajo se duhet pyetur për shëndetin, pa mirë se interpelancat tona si keni futur. Po, është mirë se na keni bërë merak. A e di ajo që është ministre apo s’e di? Se nuk mund të braktiset Kuvendi kështu, nuk pret sëmundja siç thotë ministrja në fjalët e veta brenda këtij viti, brenda këtij viti. Nuk pret dhe po qe se nuk e dini ku është, ta shpallim në njerëz të humbur, ta kërkojmë rrugëve të Tiranës. Çfarë pune bën kjo ministrja e Shëndetësisë? Për të marrë sot urgjencën lidhet me Tiranën, pastaj kismet lidhet me Lushnjën, dhe ai i Lushnjës të merr.

Unë nuk doja ta përdorja te njerëzit e shtëpisë. Por i thoni asaj ministres së Shëndetësisë se çfarë ndodh në spitalet. 3 orë e gjysmë rri qytetari, vdes se nuk ka kardiolog. Ku ndodh kjo? A e dini që nuk ka as pambuk në Lushnjë, as dorashka? Pse t’i trajtojmë njerëzit si në stallë derrash atje? Na thoni ose njoftojeni që rroga i ka kaluar, i thoni që të ka kaluar rroga dhe hajde bëj punën.' u shpreh ndër të tjera deputeti. /Versus.al

Poll