POLITIKË /

Berisha shpërthen ndaj gjyqtares Gjoka: Mashtruese ordinere! Është dënuar nga shteti grek

Berisha lexoi shënimin e lënë ndaj Dumanit në SPAK për krimet zgjedhore dhe më pas iu rikthye akuzave ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

Shkruar nga Versus

Berisha shpërthen ndaj gjyqtares Gjoka: Mashtruese ordinere!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një tjetër deklaratë para SPAK ku vijoi me lexmin e dokumenteve të cilat sipas tij inkriminojnë gjyqtaren Irena Gjoka për një dënim të saj në Greqi.

Ajo tha se Gjoka ka gënjyer në dokument zyrtar duke pretenduar se nuk është dënuar kurrë.

“Kjo delinkuente më datë 31.03.2003 ka firmosur te Noteri prokurën për vete duke cilësuar avokatin Andon Konomi me banim në Patra si përfaqësuesin e saj.

Ky dokument vërteton se ajo është dënuar nga shteti grek, se ka mashtruar nga shteti shqiptar qoftë për dënimin, qoftë për dëbimin. Ajo publikisht e ka mohuar, duke thënë se nuk ka patur kurrë të tilla gjëra, ndërkohë ka marrë prokurë për t’i hequr këto masa. Nuk mund të ketë mashtrim më ordiner sesa ky”- u shpreh Berisha.

Më herët kreu i PD pati publikuar një dokument sipas të cilës, Irena Gjoka rezultonte e dënuar me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë. Deri më tani nuk ka patur një reagim zyrtar nga Gjykata e Posaçme. Versus.al

 

 

 

Poll