POLITIKË /

''E gjithë bota me sytë në Tiranë'', Rama ndan pamjet nga vendi ku mbahet samiti i 47 liderëve

Detaj i veçantë janë muret e veshura me vizatimet e fëmijëve shqiptarë.

Shkruar nga Versus

''E gjithë bota me sytë në Tiranë'',

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga struktura e ngritur në qendër të sheshit ‘Skënderbej’ për pritjen e liderëve të shteteve evropiane.

Duke vënë në dukje muret të cilat janë veshur me vizatimet e fëmijëve nga zona të ndryshme të Shqipërisë, Rama shkruan se sot e gjithë bota i ka sytë në samitin që zhvillohet në Tiranë.

‘’MIRËMËNGJES dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë’’- shkruan Rama në facebook. Versus.al

Poll