POLITIKË /

''Gjykatës që thonë rëndojeni dorën!”/ Mesazh për ndërkombëtarët? Rama: Ta kuptojnë dhe anglishtfolësit

Kryeministri Edi Rama kritikon gjyqtarët, prokurorët dhe ndërkombëtarët, duke theksuar mungesën e reflektimit dhe duke ripërsëritur se ka qenë mbështetësi më i madh i drejtësisë së re, ndërsa shpreh shqetësim për gabimet dhe presionet brenda sistemit gjyqësor.

Shkruar nga Versus
''Gjykatës që thonë rëndojeni dorën!”/
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama vazhdoi sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas tij disa prej tyre kanë “kapur majat”, dhe nuk i kursye as mesazhet për ndërkombëtarët, të cilët i etiketoi si “anglishtfolës”.

Rama theksoi se problemi nuk qëndron vetëm tek ndërhyrjet që sipas tij nuk duhej të kishin ndodhur, por edhe tek mungesa e reflektimit mbi veprimet e tyre. Ai ritheksoi gjithashtu se ka qenë mbështetësi më i madh i drejtësisë së re.

“Kur dëgjojnë një gjykatës, i thotë prokurorit ‘rëndoje dorën se e ke të lehtë akuzën’. Ta kujtojnë anglishtfolësit se janë bomba artizanale të propagandës. Por halli më i madh është mungesa e reflektimit,” tha Rama.

Kryeministri shtoi se këshillat e Prokurorisë dhe gjyqësorit shpesh e ngjeshin mbi fjalë të tij deklarata të nervozuara, duke theksuar se nuk është aktor politik, por kryeministri i vendit.

Ai nënvizoi se Partia Socialiste ka qenë faktori më mbështetës i pavarësisë së drejtësisë, edhe pse kanë ndodhur gabime që duhen adresuar nga hartuesit e deklaratave të kota.

Rama theksoi se presioni mbi të si mbështetës i drejtësisë është i madh, por ai vazhdon të mbetet faktor i heshtur i korrigjimit të problemeve serioze brenda sistemit të drejtësisë.

Rama: Kur dëgjojnë një gjykatës, i thotë prokurorit rëndoje dorën se e ke të lehtë akuzë. Ta kujtojnë anglisht folësit se janë bomba artizanale të propagandës. Por halli më i madh është se nuk ka asnjë reflektim. Një fakt për mua është domethënës që këshillat  Prokurorisë e gjyqësorit më ngjeshin mbi fjalë të miat disa deklarata nervoze si ato të njerëzve që më prish gjumin e dasmës, si ato të bla bla bla…Unë nuk jam aktorët politik, por jam kryeministri. Kjo parti nuk e ka një konkurrent në historinë botërore si faktori qeverisë më mbështetës i pavarësisë së drejtësisë dhe faktori më i heshtur i gafave të drejtësisë dhe janë probleme serioze që dihet të merren hartuesit e atyre deklaratave të kota. Fjala presion është shumë e madhe, për mbështetësin më të madh të tyre që jam unë personalisht. Versus.al

Tags:

edi rama

Poll