POLITIKË /

Rama 'sulmon' prokurorët: Kanë nisur lëvizje sportive në garë, paraqitjet në SPAK i kthyen në ‘bileta teatri’!

Kryeministri Edi Rama deklaron se “Shqipëria në BE është histori” dhe kritikon prokurorët për numrin e lartë të fletë-arresteve të prera, duke i krahasuar me “biletat e teatrove” dhe duke nxjerrë në pah raste të hetimeve të paarsyeshme.

Shkruar nga Versus
Rama 'sulmon' prokurorët: Kanë nisur lëvizje sportive
Sali Berisha

Në një takim të zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama deklaroi se “Shqipëria në BE është histori” dhe theksoi rolin e shqiptarëve në ndërtimin e këtij kapitulli historik për vendin.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu kritikat për prokurorët, duke deklaruar se ka nisur “një lëvizje prokurorësh” dhe duke vënë në dukje numrin e lartë të fletë-arresteve të prera, të cilat, sipas tij, ngjajnë me ftesat e teatrove.

“Historia flet për njerëz të jashtëzakonshëm. Sot rruga e Shqipërisë dhe yjet që janë bashkuar e kanë sjellë që ne të jemi me historinë në duart tona dhe ta shkruajmë me mendjen dhe forcën tonë. Shqipëria në BE nuk është një etapë, por histori”, tha Rama.

Ai kritikoi mënyrën e veprimit të disa prokurorëve në garën për mandatin e ardhshëm të SPAK, duke vënë në dukje raste ku janë prerë fletë-arreste për çështje që nuk janë penale, ose për persona që hetohen në gjendje të lirë, duke përmendur si shembull “raste emblematike si ai i Durrësit”.

Sipas Ramës, mënyra e paraqitjeve në prokurori po ngjan me “biletat e teatrit”, duke sugjeruar një përdorim të tepruar dhe të paarsyeshëm të fletë-arresteve.

Rama: Historia flet për njerëz të jashtëzakonshëm. Ka plot të tjerë njerëz të zakonshëm që kanë pasur mundësinë të bëjnë historinë dhe nuk e kanë bërë. Sot rruga e Shqipërisë dhe yjet që janë bashkuar e kanë sjellë që ne të jemi me historinë në duart tona dhe ta shkruajmë me mendjen dhe forcën tonë, Shqipëria në BE nuk është një etapë, por histori.

Nuk është e lehtë të përqendrohesh kur përtej zhurmës së “bombave artizanale” ka nisur një lëvizje sportive prokurorësh, në garën për mandatin e ardhshëm të SPAK duke prerë fletarreste në tufa për çështje që nuk janë fare penale, apo në rastin më të keq, në botë hetohen në gjendje të lirë. Siç ishte rasti emblematik i Durrësit, ku vetëm prokurori ngeli pa i prerë vetes fletëarrest.
Paraqitjet në prokurori i ngjanin biletave të teatrit./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll