
Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të shtyjë seancën plenare për ditën e nesërme, për të bërë homazhe në nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Kuvendi do të organizojë zhvillimin e homazheve ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare.
Seanca e rregullt plenare shtyhet për të premten (20 shtator).
Ndërsa Partia Demokratike njofton se shpall ditë zie ditën e nesërme, e enjte, 19 shtator 2024, në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani.
Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen.
Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.
“Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024.
Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen.
Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike. ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE”, thuhet në njoftim. /Versus.al







