POLITIKË /

Mbledhja e kryesisë së PS, porosia e Ramës: Vigjilencë për konfliktin në Lindjen e Mesme

Rama ka kërkuar përqendrim të takimeve në bashki të caktuara.

Shkruar nga Versus
Mbledhja e kryesisë së PS, porosia e Ramës: Vigjilencë
Benet Beci, Edi Rama

Kryesia e PS u mblodh sot për rreth 30 minuta në selinë rozë. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili u la porosi anëtarëve të tjerë të kryesisë që të shtojnë takimet në terren me qytetarët dhe të jenë vigjilentë lidhur me pasojat ekonomike që mund të sjellë konflikti në Lindjen e Mesme.

“Ta shtrijmë dialogun me bazën dhe të përqendrohemi në bashki të caktuara. Të forcojmë bashkëpunimin me bazën socialiste dhe të jemi të përgatitur për cdo pasoje ekonomike që mund të prodhojë lufta në Lindjen e Mesme”- mësohet të jetë shprehur Rama.

Gjithashtu kryesocialisti ka paralajmëruar zgjedhje të reja brenda strukturave të PS në qershor. Versus.al

Poll