
Sot në orën 09:00 do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Takimi vjen disa ditë pas ndryshimeve në polici dhe pritet që të caktohet edhe data kur do të mbahet asambleja e PS.
Ditën e djeshme, Rama u takua me presidentin Bajram Begaj në Pallatin e Kongreseve për t’i paraqitur propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Ndryshimet në qeveri:
Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku
Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun
Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin
Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku
Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu
Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun
Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali. Versus.al

