Në vijim të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një komunikim me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë.
Gjatë takimit, u theksua roli i rrjetit diplomatik shqiptar në garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë që ndodhen në vendet e prekura, si dhe rëndësia e komunikimit të vazhdueshëm me bashkatdhetarët për menaxhimin e kërkesave dhe nevojave të tyre.
“Për çdo gjë me këtë epik që kemi ne, mendojmë që do jemi të informuar në kohë reale,” u shpreh Rama duke iu drejtuar ambasadorëve./Versus.al

