Partia Socialiste do të mbajë nesër në orën 09:00 mbledhjen e Kryesisë, ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri dhe kryetari i partisë, Edi Rama.
Sipas burimeve nga PS, në fokus të këtij takimi do të jetë caktimi i datës së Asamblesë së partisë, ndërsa diskutime do të ketë edhe mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
Kujtojmë se të enjten e kaluar, Partia Socialiste mblodhi Grupin Parlamentar, ku u vendosën edhe ndryshimet e fundit në qeveri.
Gjithashtu mbledhja e Kryesisë pritet të vendosë hapat e mëtejshëm të PS-së në lidhje me strukturat dhe çështjet aktuale politike./Versus.al

