POLITIKË /

Një ditë pas ndryshimeve të 6 ministrive, kryeministri Rama mbledh kabinetin qeveritar

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kabinetin qeveritar pas ndryshimeve të papritura, duke emëruar ministrë të rinj dhe duke riorganizuar disa prej pozicioneve kyçe në qeveri, pas “tërmetit” që tronditi radhët socialiste dhe opinionin publik.

Shkruar nga Versus

Një ditë pas ndryshimeve të 6 ministrive, kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme ministrat e kabinetit qeveritar, në një takim të shtyrë nga dita e djeshme për shkak të takimit me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe ministrat që një ditë më parë u njoftua se nuk do të jenë më pjesë e kabinetit, duke përfshirë Elisa Spiropalin dhe Pirro Vengun.

Mbledhja vjen vetëm disa orë pas “tërmetit” që tronditi radhët socialiste dhe opinionin publik, pasi mbrëmjen e së enjtes, pa paralajmërim, kryeministri Rama njoftoi ndryshimet e reja në kabinet.

Ndryshimet e reja përfshijnë:

Ermal Nufi merr Ministrinë e Mbrojtjes, duke zëvëndësuar Pirro Vengu.

Besfort Lamallari largohet nga Ministria e Drejtësisë dhe merr në dorë Ministrinë e Brendshme.

Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.

Albana Koçiu bëhet Zëvendëskryeministre, duke zëvendësuar Belinda Ballukun.

Erjona Ismaili emërohet Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Toni Gogut.

Toni Gogu merr Ministrinë e Drejtësisë, duke zëvendësuar Lamallarin.

Enea Karakaçi merr drejtimin e Ministrisë së Energjisë, duke zëvendësuar Belinda Ballukun.

Ky riorganizim i kabinetit qeveritar shënon një nga ndryshimet më të mëdha të bëra nga Rama që prej fillimit të këtij mandati dhe synon të rifreskojë strukturat drejtuese të qeverisë./Versus.al

Poll