
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi pasditen e sotme një takim me demokratët në Tiranë, ku nuk kurseu as kryeministrin Edi Rama dhe as kreun e PD Sali Berisha.
Ramën e fajësoi se nuk mban përgjegjësi manipulimin e zgjedhjeve, ndërsa opozita nuk duhet të lejojë të njëjtat probleme brenda saj.
“Rama nuk mban përgjegjësi sepse i vjedh zgjedhjet dhe ne nuk arrijmë si Parti Demokratike që të çojmë thuajse 800 mijë fitues në kutitë e votimit që të tejkalojmë numrin e votave që Edi Rama vjedh”, tha ai, ndërsa shtoi se nëse Edi Rama vjedh zgjedhjet, ne nuk mund të lejojmë që në PD të grabiten zgjedhjet, të vidhen zgjedhjet, të mos bëhen zgjedhje.
Salianji komentoi edhe zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke krahasuar Ramën me Berishën.
“Njëri “rilindje”, tjetri “ripërtëritje”. Njëri vjedh Shqipërinë, tjetri vjedh opozitën. Rama autokrat i Shqipërisë, Berisha autokrat i opozitës”, deklaroi ai. Versus.al

