
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet e Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, i cili po zhvillohet në Jerevan të Armenisë, me pjesëmarrjen e liderëve nga 48 shtete të kontinentit.
Në këtë samit, për herë të parë është përfshirë edhe një vend jo europian, Kanadaja, duke zgjeruar më tej formatin e bashkëpunimit politik në nivel ndërkombëtar.
Gjatë qëndrimit të tij, Rama është ndalur edhe te procesi i integrimit europian dhe sfidat e bashkëpunimit mes vendeve të kontinentit, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe avancimit të përbashkët.
Sipas tij, zhvillimet aktuale tregojnë nevojën për një Europë më të bashkuar dhe për një rol më të fortë të vendeve europiane brenda strukturave të NATO-s, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së përgjegjësisë kolektive në sigurinë rajonale dhe globale./Versus.al

