
Pas reagimit ku shprehu ngushëllimin për tragjedinë e ndodhur në Durrës dhe uroi forcë për prindërit e fëmijëve që humbën jetën, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke u kërkuar mediave që të tregojnë përmbajtje në pamjet e publikuara nga aksidenti.
Rama shkruan se publikimi i pamjeve të rënda vetëm shton dhimbjen dhe nuk informon.
‘’Ndërsa i gjithë vendi është në pikëllim për këtë ngjarje dhe drejtesia bën punën e saj me autorin, është detyrë e të gjithëve po veçanërisht e mediave e portaleve, të tregojnë vetëpërmbajtje, ndjeshmëri dhe përgjegjësi.
Publikimi apo shpërndarja e pamjeve të rënda nuk informon, por vetëm shton dhimbjen e atyre që po përballen me një humbje të pakthyeshme dhe e hienizon botën e informacionit.
Respekti për dinjitetin njerëzor dhe dhimbjen e të prekurve drejtëpërdrejt duhet të jetë mbi çdo sensacion apo klikim. Le të tregojmë solidaritet, humanizëm dhe njerzillëk në një ditë tragjike si kjo.’’- u shpreh Rama. Versus.al


