POLITIKË /

Rama merr pjesë në samitin e Shkupit: Kurrë s'kemi qenë më afër realizimit të aspiratës shekullore

Rama tha se plani po ecën siç duhet për Shqipërinë, ndërsa theksoi se vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër anëtarësimit në BE sesa është momentalisht.

Shkruar nga Versus
Rama merr pjesë në samitin e Shkupit: Kurrë s'kemi qenë
Edi Rama në Shkup

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në samitin e mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian për planin e rritjes që përmban financimin e këtyre shteteve nga BE me qëllim përafrimin drejt integrimit të plotë.

Rama tha se plani po ecën siç duhet për Shqipërinë, ndërsa theksoi se vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër anëtarësimit në BE sesa është momentalisht.

“Sot jemi këtu për një tjetër ndalesë të rrugës së përbashkët që lidhet me zbatimin e planit të ri të rritjes. Një plan i cili po ecën si duhet dhe po na afron përditë e më shumë me BE-në. Jemi shumë krenarë sepse kemi përmbushur të gjitha pikat për zbatim dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit.

Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore do thoja dhe nga ana tjetër më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive. Jemi shumë afër, besoj se do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona”- u shpreh Rama.

Ai shtoi se plani i rritjes është një mjet shtesë për të arritur integrimin gradual të vendit tonë në BE. Mbrëmjen e djeshme ai u takua në Shkup me Ali Ahmetin, kreun e BDI-së në Maqedoninë e Veriut.  Versus.al

Tags:

edi rama

Poll