
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi publik pas dekorimit me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe, që mban emrin e themeluesit të këtij shteti, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan.
Rama e cilësoi vlerësimin si një nder të jashtëzakonshëm dhe shprehje të respektit më të madh ndaj një kryeministri shqiptar.
Ai u shpreh thellësisht i prekur nga surpriza dhe nderimi i akorduar nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, duke theksuar se medaljen e pranoi me përulësi dhe krenari për Shqipërinë.
Kryeministri falënderoi Presidentin e Emirateve për miqësinë dhe vlerësimin ndaj shqiptarëve, si edhe qytetarët shqiptarë për besimin e dhënë në udhëheqjen dhe përfaqësimin e vendit.
Postimi i plotë i Edi Ramës:

