POLITIKË /

Rama pret në Dropull nipin e Mitsotakis, detaje nga takimi i dyshes

Sipas raportimeve të mediave greke, dyshja u shfaqën së bashku në Derviçan, ku një nga momentet kryesore ishte prezantimi i bustit të Konstantinos Mitsotakis, një vepër e kuruar nga vetë Rama.

Shkruar nga Versus
Rama pret në Dropull nipin e Mitsotakis, detaje nga takimi i dyshes
Edi Rama/ Grigoris Dimitriadis

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me nipin e homologut të tij grek, Grigoris Dimitriadis në zonën e Dropullit, një vizitë që përfshiu disa aktivitete me karakter kulturor dhe simbolik.

Sipas raportimeve të mediave greke, dyshja u shfaqën së bashku në Derviçan, ku një nga momentet kryesore ishte prezantimi i bustit të Konstantinos Mitsotakis, një vepër e kuruar nga vetë Rama.

Gjatë qëndrimit në zonë, Rama dhe Dimitriadis vizituan edhe një muze pikture, ndërsa më pas u zhvendosën në Terihat, ku kryeministri shqiptar shtroi një drekë në një restorant lokal.

Ky takim vjen pak javë pasi Edi Rama mori pjesë në Forumi Ekonomik i Delfit në Athinë, ku u takua edhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, duke sinjalizuar vijimësinë e kontakteve mes palëve./Versus.al

 

Tags:

edi rama

Poll