POLITIKË /

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama krah Zelenskyt dhe Starmer në foton familjare

Rama së bashku me Melonin do të kryesojnë diskutimet për emigracionin e paligjshëm.

Shkruar nga Versus
Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama krah Zelenskyt dhe Starmer në
Fotoja familjare e samitit në Britaninë e Madhe

Britani e Madhe- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në samitin e katërt të komunitetit politik europian ku u prit nga kryeministri britanik i sapozgjedhur Kir Starmer në Oxford.

Në takimin në qendër të të cilit janë dy tryeza të rrumbullakëta, një për emigracionin e paligjshëm që do të drejtohet nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Rama dhe një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë, që do të bashkëkryesohet nga presidenti Sharl Mishel (Charles Michel) dhe presidenti malazez Jakov Milatoviç.

Liderët pozuan edhe për foton familjare të samitit të komunitetit politik europian, ku kryeministri Edi Rama shihet në rreshtin e parë krah presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kancelarit britanik Keir Starmer. Versus.al

Poll