POLITIKË /

"Sot furnizim me ujë më shumë se kurrë", Rama: Një video bëhet virale dhe duket sikur gjithë vendi s'ka ujë

Shkruar nga Versus

"Sot furnizim me ujë më shumë se kurrë", Rama:

Gjatë fjalës së tij teksa foli për pritshmëritë që njerëzit kanë lidhur me qeverisjen, kryeministri Edi Rama tha se sa i takon furnizimit me ujë, sot vendi furnizohet me ujë më shumë se kurrë në histori.

Pavarësisht ankesave të banorëve në zona të ndryshme të vendit për mungesën e furnizimit me ujë, kryeministri pretendon se mjafton vetëm një rubinet që nuk nxjerr ujë që videoja të bëhet virale dhe të krijohet ideja sikur i gjithë vendi është pa ujë.

“Flitet për ujë. Sot me fakte, me shifra me fatura, me të dhëna. Shqipëria furnizon popullsinë e vetë me ujë të pijshëm më shumë se kurrë ndonjëherë në historinë e saj përfshirë edhe periudhën kur ishte një parti shumë serioze në pushtet. Çfarë rëndësie ka kjo? Sepse në fakt nuk jemi kudo rregullisht 24 orë në të gjithë territorin. Sepse nuk është akoma e gjitha ashtu siç njerëzit duan. Mjafton një rubinet që fishkëllen që nuk nxjerr ujë, bëhet virale dhe duket sikur gjithë Shqipëria është pa ujë”- tha Rama. Versus.al

Poll