
Ish-kryebashkiaku i Tepelenës, deputeti socialist Tërmet Peçi, u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme, nga e cila ka dalë pas 2 orësh seancë pyetje me prokurorët e SPAK.
Kjo është hera e dytë që ai thirret për tu pyetur, por pyetjes së gazetarëve për arsyen, ai nuk i dha përgjigje duke u mjaftuar me një përgjigje shkurt dhe të thatë “e dinë ata (prokurorët).
Ajo cka u vu re ishte hutimi i deputetit të ri, i cili pas 2 orë të gjata qëndrimi brenda ambienteve të SPAK, pati pak vështirësi në dalje, duke mos gjetur fillimisht daljen e më pas hapjen me forcë të portës së hekurt të godinës së SPAK.

