
Mark Fleming, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA, ka qenë të mërkurën në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin e posaçëm Klodian Braho.
Në kuadër të mbështetjes dhe rakordimit me SPAK, Fleming ka takuar ministren e Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu si dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe funksionarë të tjerë të lartë.
Gjithashtu, zyrtari amerikan është takuar edhe me përfaqësuesit e opozitës. Në takim kanë marrë pjesë Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi. Këto takime vijnë në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po kryen hetime ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.
