
Dy princesha të vogla kanë ardhur në jetë sapo ka trokitur Viti i Ri 2026! Lajmin e bukur e bëri publik kryeministri Edi Rama, duke ndarë me të gjithë fillimin e këtij viti me dy bebushet e reja.
Njëra ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Mirë se erdhët në jetë, vogëlushe! Qofshi të bekuara dhe të lumtura.

