AKTUALITET /

22 vjeçari me Range Rover kanos me armë zjarri dhe dhunon të riun në Bathore për motive të dobëta (EMRI)

Një 22-vjeçar është arrestuar në Bathore pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe ka përplasur qëllimisht një 33-vjeçar gjatë një konflikti të dhunshëm, ku janë përfshirë edhe persona të tjerë. Policia ka sekuestruar automjetin e tij dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Shkruar nga Versus

22 vjeçari me Range Rover kanos me armë zjarri dhe dhunon të

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur në zonën e Bathores, ku dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe më pas ka përplasur qëllimisht me automjet një 33-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Ardian Elezi dhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me të, fillimisht kanë përplasur automjetin e 33-vjeçarit, për motive të dobëta.

Më pas, 22-vjeçari dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri, me qëllim kanosjen e 33-vjeçarit, dhe më pas së bashku me persona të tjerë e ka dhunuar fizikisht duke e goditur me grushte.

Policia bën me dije se menjëherë pas njoftimit për konfliktin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi A. E., 22 vjeç.

Po ashtu, është sekuestruar automjeti tip “Range Rover” i përdorur nga i riu, i cili do të shërbejë si provë materiale në hetim.

Njoftimi:

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në lagjen “Bathore”, ndërmjet disa shtetasve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan në vendngjarje, për të identifikuar shtetasit përgjegjës dhe për të sqaruar rrethanat.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit A. E., 22 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, fillimisht, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi B. J., 33 vjeç.

Gjithashtu, 22-vjeçari, dyshohet se me qëllim kanosjen e shtetasit B. J., ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, dhe më pas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, e ka goditur me grushte.

Automjeti tip “Range Rover” i 22-vjeçarit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e armës që dyshohet se ka përdorur i arrestuari, si dhe vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll