AKTUALITET /

Abuzoi s*ksualisht me të bijën, ja si u zbulua babai monstër! Prokuroria nis hetimet për dy vepra penale ndaj Zamir Metës!

Shkruar nga Versus
Abuzoi s*ksualisht me të bijën, ja si u zbulua babai monstër!
Zamir Meta teksa paraqitet në Gjykatë

Prokuroria e Fierit ka nisur procedim penal për Zamir Meta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie s*ksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” .

Nga hetimet e deritanishme rezulton se, personi nën hetim, Zamir Meta është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur P.M, e vitlindjes 2013.

Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B.

Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie s*ksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. 

Meta ka pranuar para togave të zeza se ka kryer vetëm njëherë marrëdhënie s*ksuale me të bijën e tij të mitur.  

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit: 

Kreu marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur, Prokuroria Fier procedon penalisht babain për dy vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.927, datë 01.07.2025 në ngarkim të personit nën hetim Z.M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” të parashikuara nga nenet 100 prg. 2 dhe 106 të K.Penal, mbi bazën e kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Fier nga viktima e mitur P.M.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se, personi nën hetim Z.M., është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur P.M, e vitlindjes 2013. Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B. Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim Z.M., i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Personi nën hetim Z.M. ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur.  

Pas regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, në datë 01.07.2025 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj personit nën hetim Z.M masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr.62-205-3964, ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke caktuar ndaj personit nën hetim Z.M. masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë./Versus.al

 

 

Poll