AKTUALITET /

Aksioni për produktet pa faturë, Tatimet: Brenda 3 ditëve, 20 ton mallra të sekuestruara

Në reagimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve thuhet se rezultatet e ditëve të para tregojnë nevojën e formalizimit të plotë të këtij sektori.

Shkruar nga Versus

Aksioni për produktet pa faturë, Tatimet: Brenda 3 ditëve, 20 ton

Inspektorët tatimorë prej disa ditësh janë në terren për të sekuestruar çdo produkt bujqësor apo blegtoral që jepet pa faturë duke nisur që nga shishet e qumështit.

Në një reagim të bërë së fundmi, drejtoria e përgjithshme e tatimeve bën me dije se brenda 3 ditëve të para janë sekuestruar 20 ton mallra të cilat jepeshin pa faturë në 87 subjekte që janë inspektuar deri më tani.

“Vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Ftojmë të gjithë tatimpaguesit të zbatojnë ligjin duke lëshuar faturë fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi te konsumatori”- thuhet në detajet e dhëna nga Tatimet.

Aksioni i nisur pas urdhrit të Ramës ka shkaktuar një sërë reagimesh në rrjet teksa pamje të ndryshme teksa inspektorët u kërkojnë tregtarëve me pakicë faturë për produkte të mbledhura në mal, janë bërë virale. Versus.al

 

Poll