AKTUALITET /

Akuzohet për trafik droge në Itali, Gjykata e Lartë liron nga qelia Kreshnik Farrukun (Budlla)

Trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, ka vendosur që Budlla të mbetet në “arrest shtëpie” sipas vendimit fillestar.

Shkruar nga Versus
Akuzohet për trafik droge në Itali, Gjykata e Lartë liron nga
Kreshnik Farruku (Budlla)

Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me Kreshnik Budllën, duke rikthyer në fuqi vendimin e Gjykatës së Durrësit, e cila i kishte caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për qëllime ekstradimi drejt Italisë.

Trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, ka vendosur që Budlla të mbetet në “arrest shtëpie” sipas vendimit fillestar.

Më herët, Budlla kishte fituar një betejë ligjore me GJKKO-në, duke arritur të vërtetonte se kodi i përdorur në aplikacionin e komunikimeve të enkriptuara “SKY ECC” nuk ishte i tij, por i vëllait.

Sipas vendimit të GJKKO-së, rezultoi se kishte një ngatërresë në identifikimin e përdoruesit dhe se komunikimet që më parë i atribuoheshin Budllës (i njohur edhe si “Farruku”), në fakt ishin kryer nga një tjetër shtetas me inicialet R.F./Versus.al

Poll