AKTUALITET /

Alarm në plazhin e Durrësit: Tre fëmijë dyshohet se janë braktisur nga nëna

Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e plazhit të Durrësit, ku tre fëmijë dyshohet se janë lënë pa përkujdesje nga nëna e tyre. Fqinjët kanë ngritur alarmin për kushtet e vështira në të cilat ndodhen të miturit, ndërsa ende nuk dihet fati dhe arsyeja e largimit të nënës.

Shkruar nga Versus
Alarm në plazhin e Durrësit: Tre fëmijë dyshohet se
Pamje nga shtëpia ku po qëndrojnë tre fëmijët

Një ngjarje alarmante është raportuar në zonën e plazhit të Durrësit, ku tre fëmijë dyshohet se janë braktisur nga nëna e tyre, shtetasja Blerina B., duke u lënë pa asnjë përkujdesje.

Sipas informacioneve, fëmijët ndodhen në kushte të vështira jetese, ndërsa banesa ku ata qëndrojnë është lënë pa mbikëqyrje. Situata ka ngritur shqetësim të madh te banorët e zonës, të cilët kanë kërkuar ndihmë të menjëhershme për të miturit, duke alarmuar institucionet përgjegjëse.

Fqinjët bëjnë me dije se prej disa kohësh nuk kanë parë nënën e fëmijëve dhe nuk dihet as vendndodhja e saj, as arsyet që çuan në largimin e saj nga banesa. Ndërkohë, autoritetet pritet të ndërhyjnë për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve./ Versus.al

Poll