
Policia e Tiranës arrestoi 28-vjeçarin Lendi Palaj, i njohur edhe si Njulend Palaj, i përfshirë në një konflikt të dhunshëm mes disa personave në zonën e “Ali Demi”, më 10 qershor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, ku disa persona u përfshinë në përleshje duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri. Konflikti dyshohet të jetë shkaktuar për motive të dobëta, ndërsa nuk u raportuan të lënduar seriozë.
Lendi Palaj, i njohur si menaxheri “fantazmë” i lokaleve të basteve “333” dhe “CR7”, ishte përfshirë më parë në një tjetër konflikt të dhunshëm në muajin prill, po në të njëjtën zonë, pranë zyrës së Partisë Socialdemokrate.
28-vjeçari është përfshirë në një përplasje me Lorenc Telhallarin dhe më pas me babain e tij, Arjan Telhallarin, brenda lokalit “333”, ku si shkak dyshohet një borxh i papaguar nga bastet.







