AKTUALITET /

Dalin pamjet nga automjeti i përdorur në atentatin e Rinasit

Shkruar nga Versus
Dalin pamjet nga automjeti i përdorur në atentatin e Rinasit
Makina e djegur e autorëve të krimit

Është publikuar fotoja e makinës së djegur që u përdor në atentatin ndaj Gilmando Danit në Rinas.

Makina u dogj në fshatin Halil të Krujës dhe brenda saj u gjetën katër kallashnikovë të shkrumbuar plotësisht.

Autorët, pasi kryen krimin duke ekzekutuar Gilmando Danin dhe plagosur rëndë Muçi Shaljani, agjent i AMP-së dogjën makinën në periferinë e Krujës.

Policia nuk ndërhyri menjëherë në mjetin e djegur, pasi brenda tij kishte edhe katër armë.

Ndërkohë burime për Versus.al tregojnë se makina e autorëve të krimit tip “Toyota” është vjedhur së bashku me targat.

 

Poll