Plot 30 gëzhoja plumbash janë gjetur në vendin ku ndodhi atentati ku mbetën të vdekur burrë e grua, Kreshnik e Gentiana Mujeci në fshatin Balldre të Lezhës.
Në atentat dyshohet se janë përdorur dy automjete. Njëri prej tyre ka shërbyer si mjeti që u ngriti pritë viktimave, duke i prerë rrugën mjetit tip “Audi Q7” me të cilin udhëtonin çifti i bashkëshortëve. Ndërsa mjeti tjetër, u përdor nga autorët për të kryer sulmin vdekjeprurës.
Hetimet e deritanishme sugjerojnë se dy persona kanë zbritur nga automjeti dhe kanë hapur zjarr drejt makinës së viktimave. Sulmi ka qenë i shpejtë dhe i mirëorganizuar. Pas ekzekutimit barbar, autorët u larguan me shpejtësi, ndërsa policia ende vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po hetohen edhe pistat e konflikteve të mëparshme që mund të ketë patur Kreshnik Mujeci. Versus.al

