AKTUALITET /

Do të përkeqësohet moti, Kapiteneria e Vlorës: Do të ndalohet dalja e anijeve të peshkimit

Shkruar nga Versus

Do të përkeqësohet moti, Kapiteneria e Vlorës: Do të

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar se gjatë datave 16–19 nëntor pritet një përkeqësim i ndjeshëm i motit, duke bërë apel që mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit të mos dalin në det të hapur.

Njoftimi bazohet në parashikimin e kushteve hidrometeorologjike, ku parashihen erëra të forta me drejtim jug–juglindje, me forcë deri në 6–7 ballë dhe shpejtësi 15–20 m/s, si edhe dallgë që mund të arrijnë lartësinë 1.5–2.5 metra.

Për këtë arsye, autoriteti portual ka ndaluar pajisjen me leje–nisje të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit që synojnë të operojnë brenda ose jashtë gjirit të Vlorës, duke filluar nga ora 23:00 e datës 16 nëntor deri në orën 08:00 të datës 19 nëntor.

Kapiteneria ka kërkuar nga drejtuesit e mjeteve detare të marrin masa maksimale sigurie, duke marrë parasysh rreziqet që shoqërojnë motin e keq.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë operimin normal sipas destinacioneve përkatëse.

Poll