
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Lushnjë- Berat në afërsi të fshatit Çiflik.
Raportohet se një automjet tip Benz me targa AA022 PR ka përplasur një kalimtare.
53-vjeçarja Shqiponja Gjoshi është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun. Sipas të dhënave paraprake 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugën në anën tjetër teksa e ka përplasur automjeti.
