
Kostot e jetesës po rritet çdo ditë e më shumë në Shqipëri. Çmimet po rriten vazhdimisht dhe shumë familje janë të detyruara të llogarisin çdo qindarkë për të siguruar ushqimet deri në fund të muajit.
Një tregues për të ardhurat familjare janë të ardhurat neto mesatare të ekuivalentuara”.
Ky tregues i referohet të ardhurave për person, të llogaritura për madhësinë e familjes dhe pas taksave.
Duke u bazuar tek të dhënat e viti 2024, të ardhurat mesatare ekuivalente në 34 shteteve europiane variojnë nga 3,075 euro në Shqipëri në 50,799 euro në Luksemburg.
Sipas të dhënave për vitin 2024, të ardhurat mesatare ekuivalente në 34 vende evropiane variojnë nga 3,075 euro në Shqipëri në 50,799 euro në Luksemburg.
Në Bashkimin Europian, Bullgaria ka të ardhurat mesatare ekuivalente më të ulëta – 7,811 euro, ndërsa mesatarja e BE-së është 21,582 euro.
Në fillim të listës, përveç Luksemburgut, janë Zvicra dhe Norvegjia, të ndjekura nga Danimarka, Austria, Irlanda, Holanda dhe Belgjika, të gjitha me të ardhura në rangun e 30,000 deri në 35,000 euro. Finlanda, Gjermania, Suedia dhe Franca renditen mbi mesataren e Bashkimit Europian.

