AKTUALITET /

EMRAT/ Akuzohen për vepra të rënda penale, GJKKO çon për gjykim 5 të pandehur për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal (EMRAT)

Të pandehurit janë Erjon Hoxhara, Eltjon Bregasi, Mariglen Shusha, Donial Drolli dhe Elton Hamza

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Akuzohen për vepra të rënda penale, GJKKO çon

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO, ka dërguar  për gjykim 5 të akuzuar për vepra të rënda penale, përfshirë trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Vendimi u mor në seancën paraprake të datës 1 qershor 2026, nga gjyqtarja Olkeda Lice, pasi gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Të pandehurit janë Erjon Hoxhara, Eltjon Bregasi, Mariglen Shusha, Donial Drolli dhe Elton Hamza.

Sipas akuzës, ata dyshohen për “trafikim të narkotikëve”, “kultivim të bimëve narkotike”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”.

Gjykata urdhëroi që dosja e hetimeve dhe aktet e seancës paraprake të kalojnë për gjykim në themel.

Vendimi është i formës së prerë dhe nuk lejon ankim.

Çështja tashmë kalon për shqyrtim në gjykimin kryesor në GJKKO. Versus.al

Poll