
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat–Dimal, në fshatin Otllak.
Sipas të dhënave paraprake, një motor është përplasur nga pas me një automjet tip “BMW” që ishte në lëvizje. Nga goditja e fortë, pasagjeri i motorit është përplasur në rrugë dhe ka humbur jetën në vend.
Viktima është identifikuar si Adrian Azemi, 57 vjeç, banues në fshatin Lapardha. Ndërkohë, drejtuesi i motorit, Alban Gajda, 35 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Versus.al

