AKTUALITET /

“Ma vranë djalin në derë të shtëpisë”/ Në Itali me bashkëshortin e sëmurë, reagimi rrëqethës i të ëmës së Klesi Nikollit

Shkruar nga Versus

“Ma vranë djalin në derë të shtëpisë”/

Mes dhimbjes dhe trishtimit, në zonën e ish-Kënetës në Durrës po zhvillohen ceremonitë mortore të dy vogëlushëve, Kles Nikolli dhe Enea Muça, të cilët humbën jetën pas një aksidenti të rëndë ku u përplasën nga një automjet i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi.

Një banore, e cila ka marrë pjesë në ceremoninë mortore në familjen Nikolli, ka treguar për mediat se nëna e 9-vjeçarit Kles, e cila ndodhej në Itali pranë bashkëshortit të sëmurë, e ka parë ngjarjen përmes kamerave të sigurisë.

“Ishin në fshatin tonë, një familje ideale që shihnin vetëm punën e tyre. Por ishin të varfër. Ngjarjen e kanë parë nga televizori, sepse mamaja kishte shkuar në Itali për të vizituar bashkëshortin që ishte sëmurë. Kanë parë ngjarjen nga kamerat, dhe mamaja vetëm bërtet: ‘Ma vranë djalin në derë të shtëpisë’. Babai është shumë i sëmurë, me një sëmundje të rëndë, dhe me zor flet. Kjo ngjarje na ka prekur të gjithë, jo vetëm ata. Një gjë të tillë nuk ia uron as armikut,” rrëfeu banorja.

Tre fëmijët ndodheshin pranë rrugës kur u përplasën nga një automjet tip “Benz” me shpejtësi të madhe. Dy prej tyre humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u largua nga vendngjarja duke braktisur mjetin, por më pas u identifikua dhe u arrestua nga policia si Nikoll Radaçi./Versus.al

Poll