
Një automjet tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në qytetin e Pogradec.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:50, në lagjen nr. 1, ku mjeti ka qenë i parkuar dhe si pasojë e zjarrit është djegur thuajse plotësisht. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit E.M., i identifikuar si Erion Maxhari, person i njohur për policinë lokale për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.
Sipas burimeve, Maxhari ka pasur përfshirje edhe më herët në ngjarje të ndryshme, ndërsa ditën e zgjedhjeve ishte mes personave të arrestuar pas një konflikti fizik me një komisioner.
Nga ana e grupit hetimor është kryer kqyrja e vendit të ngjarjes dhe janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të hedhur dritë mbi rrethanat. Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme, megjithatë shkaku i zjarrit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./Versus.al

